Fryma poetike e së dielës me poeten;Rajmonda Qose SHKOPI
Lumi i ëndrrave
————————
Lumi i ëndrrave
kapërcen bregun e gjumit,
si i hazdisur del shtratit.
Varkën,
ku shpirti lundron,
e rrëmben me duart e gjata,
dhe s’ka forcë ta ndalë,
kësaj nate
që yjet varur si prozhektor i rrinë
tavanit qiellor,
ndërsa një erë klith si e marrë..
Sa e vogël ndihem para kësaj stuhije,
që më shtyn drejt një drite si fanar
me ngulm kërkon
varkën ta ankoroj aty,
ku ti më pret
dhe pse dimri e shtroi borën e parë.
/www.Qendra Press.com/