Policia Rajonale në Prizren njofton
Për shkak të masave të ndërmarra në Prizren për “Covid 19”Prizren, Policia rojonale njofton se me datën 7dhe 8 gusht 2020, duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19). Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin emasave kundër Covid19.
Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar gjoba si në vijim:1. Janë mbyllur 7 lokale afariste,
2. Janë dhënë 353 vërejtje policore,
3. Janë hapur 8 raste për vepër penale nga neni 249 dhe 250,
4.Janë plotësuar 691 ?etëparaqitje për mos mbajte të maskës, dhe
5. Për kundërvajtje në komunikacion janë shqiptuar 503 gjoba.
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19”të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë. Njofton Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publik./qendrapress.com/