Fryma poetike e së dielës me poetin;Setki Q.JASHARI
Metropol…
————————–
Bordellhane, gjullurdi, batërdi
Metropol…
Mejhane ku argëtohen majmunët
Metropol…
Pazar ku gjen gjithçka
Gjen dhe nënë dhe baba
Por dashuri, jo, nuk ka…
Metropol…
Ku zvarritem unë
Ku vrapon ti
Ku fluturojn të tjerë
Ku qesh unë e qan ti
Ku të ndjekin si hije voraxhinjtë
Metropol
Një kruazer gjigande
Nuk të njoh unë
S’më njeh as ti
E stacionet nuk kanë kufi…
/www.QendraPress.com/