Fryma poetike e vitit të Ri me poetin;Sabit RRUSTEMI
ÇASTI I ËNDËRRT
Po afron çasti i ëndërrt
Me puthje orësh vitesh
Me një mal drithërimesh
Jepma dorën faqen
Buzën jepma
Kujtimin që s’ikën
Krejt çka duhet prekur
Çka duhet puthur
Dhuroma
Pikëllimi im I njomë
Për moshën që shtohet
Për dashurinë që s’jepet
Brenga ime e zgjuar
Çasti im i ëndërrt
( 31 dhjetor 2009
/www.QendraPress.com/