Çaste poetike me poeten;Shqipe Bytyçi

QOFSH I MBARË 2024

——————————

Me orët e numruara

skaj pemës së vazhdimsisë

plak i lodhur, mjekërrbardhë

tërhoqi të dymbëdhjetat zvarrë

mblodhi plaqkat

të arriturat, lëvdatat

dështimet, hidhërimet

edhe gishtat e ngritur te hunda

bëri bilancin

shkëlqim dhe mjerim

dashuri dhe urrejtje

ëndërra dhe makth

Me frymën e fundit

ndezi qiriun e trashëgëmisë

mes cakrrime gotash

sy shpresash lëmashkur

mes përqafimesh, urimesh

dhe kur akrepat u puqen

atij t‘brishtit, t‘pafajshmit

t‘gjithat n‘dorë ja la

problemet globale

milon ëndrra

edhe kapriciet e fëmiut

atje pas dere

dhe s’qau kokën fare

i mban ose jo kurriz i brishtë

agjendë të ngjeshur

treqind e gjashtëdhjet e pes ditë

kodesh të filtruara

akujsh dhe prushesh n‘gji

Mirëardhsh

çofsh i mbarë, ti i brishti!

Qofsh i mbarë, ti i riu!

ShB

& & &

RRUGËTIMI

———————–

Më thuaj, mik

bën rrugëtimi, njerinë

apo njeriu, rrugëtimin

Të tjerë e thonë

një dorë e tretë

formëson baltën tonë

Një ditë pash një pikë uji

që pyeste veten,

nëse ka pi një oqean

Një tjetër pikë

që ishte ngulfatur

në një pikë uji n‘sy

Të tjera që treteshin

pa u shkri kurrë n‘gji lumi

Çdo ditë shoh me kujdes

krijesen mbrenda meje

I them zemrës, duaje

ashtu, ashtu siç është

më pas vazhdoj të latoj

një jetë të tërë

një jetë të tërë…

ShB

/www.QendraPress.com/