Jetonte i vetëm, gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren
Të hënën një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Prizren. Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton Klan Kosova.“Prizren / 01.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesë ku jetonte i vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.