Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Hazir LUTA

NATË THUAJI ASAJ…

Natë thuaji asaj

Se as mjegulla

Nuk m’i mjegullon mendimet

Edhe pse kam humbur

Në mjegull

Natë thuaji asaj

As errësira jotë s’m’i verbon sytë

Derisa të zbardhë e bardha ditë

T’ia shoh ata sytë

Që shpirtit m’i falin dritë

Natë thuaji asaj

Që as dhjetori i ftohtë

S’ma ftoh dashurinë në zemër

Që më rri ndezur sikur zjarri

Thuaji që për të s’më shuhet kurrë malli

/www.QendraPress.com/