Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Gëzim AJGERAJ
NËN ABAZHURIN E MENDIMIT
————————————————
E djeshmja kapërceu vigun e vajti
me njëmijë mundime e plagë mbi trup
kush si tha lamtumirën mbeti hije e dënuar
e të sotmes së sfilitur nëpë hallakamë
ata që u mbuluan me lule i lanë lavdinë
në shkëlqimin e diellit të atdheut
mbetën përjetësisht në piedestal.
Po ata që ikën keq i k’in vesh ëndrrat me mashtrim
me fije pambuku Evropa pi gjakun e ri ballkanik
ec e thuaj kujt se koha kokon koka për koka etninë
sa keq na i vjel ëndrrat e na i thirr harrimet
nesër kujt ti themi nga ç’racë jemi
fisi e etnia piptojnë degëve të huaja
se mos universalizmin e shpikëm ne shqiptarët
si dogmë e një bote të hapur pa limite,
u thafsh o mendim i shterë që na i shtrydhe harrimet
dhe kullat që i kokoi koha e shkretërimit
medet ç ‘pikëllim ka rënë mbi mendimin e arratisur
Evropa e mbipopullimit numëron vetëm numra
nesër dhe një ditë e re për portat e hapura të Evropës
edhe sa shumë numra do ti shtohen në matematikën e re?
1 janar, 2023, Zvicër
/www.QendraPress.com/