Çaste poetike me poeten; Dalinë Arifi

Ju flet gjaku im

————————–

Ka jeni nisur o populli im ?

A kaq shpejtë harruat gjakun tim ?

Shpejtë e shitēt trupin tim t’gjakosur,

Për një jetë më të mirë!

Shkoni.. shkoni.. lëreni Kosovën n’vetmi

Lëreni si një nënë pa fëmij..,

Si një lule t’vyshkur n’vjeshtën me shi

Hallall nuk ua bënë fëmiju im.

Ai fëmijë që për ju e lash jetim.

Po rritet pa ndjenjën baba

Nuses së re ja zymtësova petkun e nusnis.

E lash të ve në lule të rinis.

Athu paraja ju bene me te lumtur ?!

Athu Vatani huaj ju behet nane ?

Nje dite ka me ju mungu era dhe n’vatan

Von për ju ka me kanë..

Gjaku im ka me ju mbulu n’zemer t’vram.

Tash lamtumire e rruge e hajrit ju qoftë

Kur t’vijni amanet Flamurin mos ma harro

/www.QendraPress.com/