Çaste poetike me poeten; Cerazela Kondi
Hija ime.
——-
Hija ime ,sot do të të flas.
Dhe çfarë do të të
them,ti mos u përlot
zemrën shtrëngo fort.
Sepse shumë më dhëmben
plagët e fatit tim të mjerë.
Hija ime,që nuk humbet asnjëherë.
Shoqëria ime e përjetshme
që pranë te kam çdo herë.
Lehtësim në lotin tim
frymëmarrje ne shpirtin tim.
Me thuaj,pse ekzistojnë
lule të vyshkura?
Viktima dashurie me petalet
poshtë te hedhura,të shkelura.
Jo nga një dorë e forte
por me gënjeshtra përkëdhelura.
Me puthje,pa zemër.
Me fjalë,qe era I mer,pa vlera.
Nga trupa,që humbasin.
Nga shkendia te shuara.
Sepse nuk qe dashuri.
Sepse nuk qe rrëqethje
që trupin ta përshkron
dhe gjithçka rreth teje ndriçon.
Qe një vrasës dashurie.
Nga një zemër bosh.
Të të lëndojë sa më shumë kërkon.
Hija ime…
Të gjitha I dhashë.
Asgjë nuk mbajta.
Rri të paktën dhe më thuaj.
Si duron,të më shohësh
kaq shumë të luftoj.
Kaq dhimbje ,të duroj.
Dhe asnjë fjalë smë thua
por vetëm me trishtim,më shikon.
Sikur ti kërkon forcë nga mua.
Kështu nuk është hija ime?
Përsëri të drejtë,nuk kam?
Rri pranë meje hija ime.
Shoqëria ime e përjetshme.
Rri me mua!!
/www.QendraPress.com/