Çaste politike me poeten;Katerina BARBIERI

Atdhe

————————

Sa me mungon atdheu im ,

si drita ty te kam dashur ,

ne krahë me rrite me pak nxitim

dhe vjeshtash ndoshta jam përplasur

Ne gjirin tënd atdheu im,

un femijerine e kam t’shkruar,

dhe pse prej vitesh ne diaspore,

jo,kurrë, s’te kam harruar

Je toke e shtrenjte atdheu im,

je argjend ,flori i çmuar,

nga balte e thinjur rrjedh një burim,

veç mjaltë dhe qumësht te kulluar

Te shoh te zbehte ashtu si vjeshte,

Te brishtë ,si sy fëmijë ,

por një fllad I lehte aty mbi kreshte,

te jep drite dhe profum lirie

U dergje shumë atdheu im,

dhe shumë je i sfilitur,

dhe pse lëngon, ti shpirt nuk jep,

je ne këmbë me flamur ngritur

Un bija jote jam atdhe,

ndaj jam shumë e nderuar

Ti ndrin shkëlqen si ne agim,

përherë qofsh I bekuar!

Dashuria e parë

Sa mall qe ndjej e ngazëllim ,

për ty o dashuri e pare,

kur hëna tretej, malit varur,

dhe çelej ,fikej si e marre

Fluturat befas m’digjnin stomakun,

ashtu si dielli, qe djeg ne behar,

puthjet-flirt ne buze te përgjakur ,

çelnin, muzen,vargun e pare

Sa mall qe ndjej për ate ëndërr,

për jetën roze, qe shkoj flu-flu,

Kur retë shtriheshin me gaz mbi lume,

një rreke gëzimi shpirtit përhumb

Sa mall kam për atë ëndërr,

per ty o dashuri e pare,

e fshehur rri ne një kënd zemre,

me ndrit si yll, edhe si far!

/www.QendraPress.com/