Jep dorëheqje drejtoresha e Turizmit në Prizren Lirije Bytyçi
Drejtoresha e Turizmit në Prizren Lirije Bytyçi, pas një angazhimi dy- vjeçar në këtë drejtori sot, përmes një njoftimi në Fb dhe në faqen zyrtare të NISMA-së njofton për dorëheqje nga ky post. Ku shkruan
Të nderuar miq,
Ju njoftoj se për arsye personale dhe në mirëkuptimin e Degës së Nismës në Prizren, nga sot nuk do të vazhdoj të jem në drejtimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik me të cilën për dy vite kam udhëhequr me shumë përkushtim duke bërë punë dhe projekte të mira në interes të qytetarve.
E falenderoj Nismën Socialdemokrate që më besun ta drejtoj këtë drejtori si dhe stafin dhe të gjithë ata me të cilët bashkëpunova për dy vite më seriozitetin më të madh.
Me respekt!
Lirija Bytyqi
/www.QendraPress.com/