E Mërkura poetike me poeten:Afërdita HADAJ
JETOJ PËR JU
****************************
Jetoj, për ju fëmijtë e mi
O thesari i paçmuar
Jeni oksigjen i zemrës
Në k’të jetë për të jetuar.
Jetoj për ju nipa dhe mbesa
Që jetën po ma shtoni
Mjalti i kosheres me bletë
Që shpirtin ma shëroni.
Jetoj për ju bashkëshorti im
Që familjen e mbajmë bashkuar
Dhe për dashurinë e zemrës
Që gjithë jetën më ke dhuruar.
Jetoj për ty moj NËNA ime
Që piva qumështin e bekuar
Në zemrën tënde e kam folenë
Sado,nga ty të jem larguar.
Jetoj për ju motra vëllezër
O gjaku i një NËNE
Shqiponjës tonë heroinë
Që na rriti me njëmijë halle.
Në vargjet,që për ju i shkruajta
Dhe jeta ime do frymoj……….!!
Shpirti kurrë, mos mu lëndoftë
Sa të jem e sa të rrojë.
/www.QendraPress.com/