E Mërkura poetike me poeten:Nexha REÇICA
KUR BIE BORË
———————–
Kur qielli e shkund borën
flokë-flokë,
Unë përmallshëm e shikoj
se si tokën e mbulojë.
Në dritare avullon
por nga ngrica vezullon
Në fytyrën e pasqyrës
mua më mbysin kujtimet.
Oh çfarë paqeje ndiej në shpirt
kur më preku ajo dritë,
Ngrohtë kur më vezulloi
dhe kujtimet m’i mbuloi.
N.Reçica
/www.QendraPress.com/