Serbia ka synim të arrestojë sa më shumë ish-ushtarë të UÇK-së
Arrestimi dhe përndjekja që Serbia po u bënë ish-ushtarëvë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me raste te fabrikuara, vjen në kohën kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka shënuar rezultate impresionuese në zbardhjen e krimeve të luftës.Viti që lamë pas ishte prej viteve më të suksesshme të Kosovës në këtë drejtim, ku pati shumë arrestime, aktakuza e gjykime, të personave të dyshuar për krime lufte.
Serbia ka synim të arrestojë sa më shumë ish-ushtarë të UÇK-së, për dy arsye.
E para në shenjë hakmarreje për punën që po bëjnë organet e Kosoves. E dyta, që eventualisht të arrijë tek ndonjë marrëveshje politike, e cila do të perfshinte “amnistimin” për këto vepra penale, në të dy shtetet.
Tamam siç shkembehen pengjet e luftës.
Kosova për asnjë çmim, nuk guxon të bëjë kompromis me krimet e luftes, pasi që këtë nuk e lejon gjaku i viktimave.
Ndjekja dhe gjykimi i tyre është çështje tipike e drejtësisë. Lufta e paster e UÇK-së, nuk barazohet e as krahasohet me krimet barbare qe ka bërë aparati shtetëror serb në Kosovë.