SMIRXHINJTE

—————————

A lënë pa përgojuar ndokënd smirxhinjtë

A lënë pa përbaltur me fjalë njeri ?

Jetën e tjetrit gërryejnë si këpucën minjtë

Dhe kurrë s’kan guxim të të shohin në sy.

Janë të përshtirshëm keq smirxhinjtë

Si qyqja vezët foleve tjera hedhin fjalët,

Sa për shtat i’u shkon fjala faqezinjtë

Si kostum u rri nofka “të përdalët”.

Janë të përshtirshëm keq smirxhinjtë

Shpirti meskin si lë të arrijnë gjë në jetë,

Por le të gërryejnë si këpucën minjtë

Në gropën që hapin do të bien vetë.

/www.QendraPress.com/