Çaste poetike me poeten:Shyhrete DEMAJ

LYPËSIT
Lypës ishe lypës mbete
Me lecka të shqyera veshur
Një copëz shpirti do të dhuroj
Të të shoh të buzëqeshur
Të kalojnë njererëzit përbri
Një kacidhe të fal dikush
Dikush tjetër kokën shtrembër
Të përqesh e të përbuz
Tokës ulur dorën zgjat
Strukur thëllimit e erës
Ti se di që je më i pasur
Se ca njerëz të pashpirt.
Në këtë botë të katandisur
Si për djall e si për dreq
Sikur të ishe ti i vetëm
Por ka shumë për fat të keq!
Ka dhe nga ato lypsarë
Të varfër në shpirt dhe katranë
Janë lypsarët pushtetarë.
/www.QendraPress.com/