Peci i vendosur: Jam ithtar që zgjedhjet të mbahen në nëntor ose dhjetor

                Faton Peci, ministër i Ministrisë së Bujqësisë, ka folur rreth punës së Kuvendit të Kosovës. Ai e ka komentuar edhe deklaratën e Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit, rreth zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas tij, disa deputetë nuk janë në nivel të detyrës. Peci ka theksuar se viti 2024 është vit zgjedhor.

“Glauku edhe në seanca i ngacmon deputetët për këtë temë sepse disa prej tyre nuk janë në nivel të detyrës…Jemi në vit zgjedhor. Fushata mund të mbahet në nëntor ose dhjetor. Jam ithtar që të ketë zgjedhje në nëntor ose dhjetor”, tha Peci në Klan Kosova.