Me shkas- Kujt po i mbetet ‘’Shadërvani’’??!!-Shkruan:Qazim THAÇI
Në vend të një opinioni për liberalizim vizash, mu deshtë të rikujtojë një thënie të një mikut tim , kur para dy ditësh në një pasdite kishte dalë në sheshin e Prizrenit në ‘’Shadërvan’ dhe i gjithë sheshi ishte pa asnjë njeri pos një babadimri që ishte vendosur në fund vit. Dhe me drejtohet e kujt do ti mbetet’’Shadërvani’?! . I hutuar në fillim duke murmuritur me veten time thash ,,,vërtetë athua kujt do to mbetet.??!! Zyrtarëve që punojnë në punë shteti,apo pensionistëve të këtij qyteti ?. Kur e rikujtova faktin se brenda një ditë nga Prizreni kishin shkuar jo më pak se 70 autobusë drejt shteteve të perëndimit e sidomos Gjermanisë. Pastaj,fakti se janë shtuar mijëra fluturime nga aeroporti i Prishtinës në drejtim të shteteve të perëndimit. Kjo të thuash tashmë na jep edhe një pasqyrë se këtu duhet të mbetën ata që do të kallaisen e lëmohen nga pushteti, pensionistët e gjorë dhe ata që e duan më shumë se jetën e tyre Kosovën, Në këto tri kategori secili duhet ta gjejë veten, Fatkeqësia e Kosovës erdhë nga keqqeverisja apo nga stagnimi i pagave ?!.Apo nga dobësitë e rinisë tonë ,që shkollohen me taksat e qytetarëve e dijen e shfrytëzojnë në shtetet perëndimore, Kjo është sipas asaj legjende ‘’Hyp se të vrava’’, ‘’Zbrit se të mbyta’’, apo siç thuhet ‘’Luja bylbyl nanën… kësaj kajde -pa kajde..’’ shpresa është vdesë e fundit ,e dashtë Zoti që ata ti përkasin kësaj kategorie që Kosovën e duan më shumë se veten e të na rikthehen rinia.. Se përndryshe nuk na duhet asgjë ,as kjo tokë, e gjak i derdhur për liri.as… as asgjë….. /www.QendraPress,com/