Çaste poetike me poeten brilante:Nexha REÇICA

Ëndërrat

—————–

Ëndrrat mbyllen në mendime

Qëndisen me hënë e me yje,

Lëshohen të ecin

Skaj detit

Në fushë vrapojnë të lira!

Në liri frymojnë

Atëherë kur mendon

Se atë që e do,e robëron

E bën për vete

E mbyll në burgun tënd!

E kur të mishërohesh me të

Ndjehesh se ke fituar betejën,

Edhe kur papritur e humb

Çelësin e saj 

Assesi nuk e dorëzon!

/www.QendraPress.com/