Fryma poetike e së dielës me poeten:Bruna MUSAI

Heshtja flet.

———————

Sytë tregojnë dhimbje, shpirti flet pa zë.

Një dalldisje kohe heshtjen e pllakosi.

Ky i ftohte janari,si në gjumë më vë.

Ndihem e çapitur, fjala m’syrgjynosi.

Artikulim fjale, është edhe heshtja.

Kuptimin e heshtjes e zbulon pa fjalë

Ndonjëherë më ëmbël vjen edhe vdekja.

Sesa një lumë fjalësh qe lëndojnë pa ndalë.

Ndaj me mirë hesht mos thuaj asgjë.

E shikoje jetën, ne tjetër dimension

Kjo botë kaq e largët ku fundin sja gjen

Një ze lemerisur, asgjë nuk sqaron.

Në duan t”më kuptojnë, t’më kuptojnë kur hesht.

Sepse çdokush preferon t’ jetë vetvetja.

Asnjëherë ne jetë,skam lënduar askënd.

Dhe nuk do ta bej gjersa t’më vije vdekja

B.Musai

/www.QendraPress.com/