Sekuestrohet 1 pistoletë dhe një thikë nga një I mitur 17 vjeçar.
Me datë 15.01.2024, rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën ‘’Skender Latif’’i në Prizren kanë ndaluar një automjet të cilin e ngiste një I dyshuar I mitur, 17 vjeçar, te ai në brez i është gjet një thikë luftarake dhe në sirtarin e automjetit është gjet një pistoletë TT me 8 fishek,njofton Vesel Gashi,zëdhënës,i policisë rajonale.
Me rastin janë marr zyrtarët përgjegjës, armët janë sekuestruar.
Kundër të dyshuarit është filluar rasti penal për veprën penale “mbajtje, posedim apo kontroll i paautorizuar i armës”, ndërsa I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt./www.QendraPress.com/