Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Meri MEZINI
NJË VESHJE E SHTRENJTË S’E BËN ZONJË NJË GRUA
———————————————————————-
Një grua nuk veshi kurrë rroba të shtrenjta,
firmat e rrobave s’i njohu ajo kurrë,
eci me vrap në këto vite të egra,
gra të tilla, si ajo janë shumë.
As buzëkuq të shtrenjtë nuk vuri në buzë,
emrat e markave vetëm i dëgjoi.
Fëmijët i flisnin e bukura nënë,
thjeshtësia jote është një medaljon.
Një veshje marke s’e bën zonjë një grua,
zonjë e bën shpirti i saj i mirë.
Ajo sakifikon gjithmonë për familjen,
kjo grua është thesar, gur xhevahir.
(Meri Mezini) /www.QendraPress.com