Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Shaban THAÇI

ANTIGONË FAZLIU-(1981-1999)

Shkrepë rrufeja nga Qyqavica

Vjen e gjallë Shote Galica

Zjarr e flakë shkëlqeu Dodona

Po lufton sot Antigona.

Flakë e tim u mbush Qyqavica

Thonë u ngjall Shote Galica

S`qenka Shota e Galicës

Është Antigona e Drenicës

Nëna shqipe e lindi me fletë

Luftëtare për vend të vet

Bukrinë ja dhuroi hëna

Dashurinë ia fali nëna

Baba plak ia dha bekimin

N`UÇK bëri Betimin

Pa i mbushë tetëmbëdhjetë pranvera

Armiku i erdh të dera

Ta robëroj me gjuhë e nder

Jetën t`ia bëj skëterrë

Ta turpëroi me nënë e motër

Me dy këmbët t`i shkelte në votër

Nuk duroj vasha Drenicës

-Unë jam bija Shote Galicës

I la librat me fletore

Rrokë në valle dorë-për dore

Bashkë me Fatimen e me Xhevën

Krah për krah me Ganimeten

Për t`i dalur zot atdheut

Me flamurin e Skënderbeut

Do t`i dal vet zot vendit

Unë jam Nora e Kelmendit

Nga beteja në betëjë

Lufton Gonja si rrufe

Ra Xhevrija me Fatimen

Ganimetes iu këndua himni

Gonja mbeti flakadan

N`fushë t`mejdanit kërdi bën

Mbi armiq flakë e barot

Eni vllëzër të vdesim sot

Vendit ton t`ia lemë lirinë

Emrin tonë për historinë

Ndër beteja kurrë pa u ndalë

Herë lufton , herë lidhë plagë

Lufton Gonja , bën hata

Këso trimëreshe , kurrë s` kem pa

Ngrit flamurin, shënon fitoren

Me Komandant , Ilaz Kodrën

Qyqvica po ushton

Bija e shqipes po lufton

Toka gjakun i a kërkonte

Trimërinë ndër shokë farkonte

Luftën bënte për mejdani

Për atdhe jetën e fali

Jetën e fala për liri

Amanet vëllezërve të mi:

Luftën kurrë mos e ndalni

Amanet nga Adem Jashari

Gonja shqipe në Flamur

Emri saj s`harrohet kurrë.

Emri saj është vet Liria

Rroftë Kosova, rroftë Shqipëria!

Emri saj në histori

Nuk harrohet në shqiptari

/www.QendraPress.com/