Totaj emëron drejtor ish-ministrin, Rasim Demiri
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka emëruar kryetarin e koalicionit VAKAT, ish-ministrin, Rasim Demiri, drejtor të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit.
“Përvoja e tij si ministër i Zhvillimit Rajonal dhe si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës premton menaxhim të suksesshëm të DPMS-së, duke çuar para proceset për zhvillim dhe duke i shërbyer interesave të qytetarëve dhe interesit publik në përgjithësi”, shkruan Totaj.
“I dëshiroj mirëseardhje Demiri dhe punë të mbarë në këtë mision fisnik, që qëllim permanent ka lehtësimin e jetës së qytetarëve të Komunës sonë”.
Rasim Demiri ka qenë ministër i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Kosovës .