Çaste poetike me poeten;Blerta BASHA
POEZITË MË TË BUKURA JAN PËR NËNËN!
————————————-
Nënë ti që më solle në jetë dhe më rrite,
Ti që netëve pa gjumë kurr su mërzite,
Për ty moj heroinë kaloj dete oqeane e male,
Nënë oj burrnesh gojë ëmbël me plot halle.
Dhe nëse afër më do e s’mundesh dot nënë,
Unë zog bëhem hap krahët e fluturoj për ty,
Të vi me mall të kap duart të largoj ç’do dhimbje,
Të jap përqafimin e ngrohtë të zemrës time.
Dhe nëse një ditë dhimbja të mund,ti mposhte,
Ti ke forcën e gjithë planetit,oj yjnesh e vërtetë,
Ajo buzëqeshja jote,me gjithë dashurinë e shpirtit,
Jan ilaç i ç’do sëmundje në gjithë këtë jetë .
Për ty dua të shkruaj gjithmonë dhe nuk lodhem,
O fytyra ëngjëllore që më mbush plot jetë,
Ata syt e tu aq të bukur nënë jan dashuri shpirti,
Ti je poezia më e bukur e vërtetë!
/www.QendraPress.com/