Çaste poetike me poeten:Prena PRENDI
Rubiku
——————–
Ky qytet me histori
Pse i vogël ,me shumë vlerë
Rubiku ,ku prodhoi flori
Nostalgji …,kurdoherë!
Kënaqësi për të bukurën kishë
Lart në kodër ,qytetin vëzhgojmë
Si me qenë të gjithë një fis
Njëri -tjetrin respektojmë.
Gjithkund në botë jemi shpërnda
Mrekulli shohim gjithkund
Si Rubiku askund nuk ka
Emrin nënë ,këtu mora unë!
Rrënjë e gjak ,fëmijët e mi
Vite shumë këtu punova
Lumi Fanë ,kalon përbri
Ndaj dy vargje ,me mall shkrova
Vite të bukura të rinisë
Gur e balta e vendit tonë
Thellë në shpirt ,janë qëndisë
Dashuri për ta gjithmonë.
/www.QendraPress.com/