Fryma poetike e së dielës me poeten;Mimoza ÇOBO
TË THINJEMI BASHKË…
Kur mëngjesi vjen ëmbël, ti buzëqesh,
e unë, si pikë vese njomë gishtat e tua.
E ndjen burrë i dashur, jetën si rrëshqet,
ngjyrave agimore e perëndimeve purpuruar!…
Mos numëro orët dhe minutat çdo çast!
Se krahëve derdhem unë porsi diell i kuq,
gjirit dal si hëna llamburit natën e gjatë,
nën dritëzën e saj, shpirti yt përhumb…
Syri yt burrërorë të ardhmen projekton,
se e tashmja buzëqeshur shkon kaluar,
t’ia vjelim kënaqësitë jetës që gurgullon,
ujvarë kristalore në shpirtin e dashuruar.
Le të rrjedhin agimet, perëndimeve rozë,
e nesërmja sjelltë, veç puthje dashurish,
zemrën mbama ti, medaljon në kraharorë,
bashkë të thinjemi, nën qiellin e perjetësisë.
/www.QendraPress.com/