Çaste poetike me poeten:Albin TREBICKA
Një të shtunë do të vij…
————————————-
Mos e harro kurrë të shtunën,miku im
as vështrimin jeshil,si bari në lëndinë,
as atë dridhjen e lehtë të duarve të mia,
as atë shkeljen e këmbës nën tavolinë
Përsëri do të vij një të shtunë,o mik,
por dua të më presësh kur të jetë muzg
që vetëm hijet të na ndjekin nga pas
dhe pëshpëritja e puthjeve mbi buzë
Një të shtunë janari dua të vij përsëri
të jemi nën një çadër… e të bjerë shi.
A.TREBICKA 20.01.2024
/www.QendraPress.com/