Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Lubi H. TOTA
SI I BOHET K’SAJ PLEQNISË !
———————————————
Nuk kam forcë, më jo nuk kam .
S’më mbajnë këmbët dita ditës.
Mbetun vetëm në k’të moshë,
Flas me zërin përpëlitës.
Kur më pihet një pikë ujë’
Dal te krojni në qoshe të kullës,
Ah pleqëni sa fortë m’ke lodhë,
Vërshojnë lotët e derdhen buzës!
Kur vjen koha për një kafe ,
E kthej kokën nga avllia,
Kush t’ma sjellë atë t’ë bekueme !
Eh ‘ çfar bënka kjo pleqnia.
Nuk pres mik n’odën e n’kullë.
M’kan lan gjunjët e takati,
Ah’ pleqni ti mos ardhsh kurrë .
Nuk ka ma kun burra vakti.
Lyp një ditë të dalësh n’derë.
Duke n’drru me zor me shkop,
Si të bëj me ty pleqni
Hallin ty s’po ta gjej dot .
Si i bohet k’saj pleqnisë,
Kush se gjeti qysh me bo .
Krejt me ren kur ta kalojmë
Se pa ardh nuk ka derma .
Kjo rinia nuk po e din,
Ç’ka ashtë baba edhe nana,
Kur ti kape k’to pleqnia .
Kan me ngel si qyqe n’thana !
/www.QendraPress.com/