Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Dashnor GËRMIZAJ
JETA
——————–
Nuk mjafton vetëm T’i hapësh sytë
Duhet të zgjohesh
Të shohësh përtej asaj që sheh
Se jeta është rruga jote
Gjithkush mund të ecë me ty
Por jo për ty
Jeta është si një dallgë deti
Gjethi I një peme lule e një kopshti
Jeta kërkon shumë më shumë mirëkuptim
Se sa dituri
Jeto sikur asnjëherë nuk je lënduar
Dhe beso në lumturi në dashuri
Të mbesin në jetë të ekzistojnë
Jeta matet në vite
E Jeta e shpirtit matet me dashuri Sa herë që meriton
Do të jetë përgjithmonë shpirt I ri
Zgjimi i jetës çdo ditë kërkon
Guxim besim dhe shpresa
Faqeve të tyre rrjedhin momentet Për të bërë atë më të mirën
Brenda jetës fshihet e pamenduara Se çfarë çka mund të ndodh
Jeta është e shkurtë
Fjalët e mira e të këqija mbesin
Në shpirtin e mendjes përgjithmon
Jeta nuk është një garë vrapimi
Por një garë ndarjes
E vetmja gjë që e shpejton vdekjen Është jeta
Jeto- Jeto, jetën që të ka mbetur, para se të ikish, o vetmitar.!
/www.QendraPress.com/