Fryma poetike e së mërkurës me  poeten; Trandafile MOLLA

TI NUK KE VDEKUR

__________________________________

Eh, Gjergj, o prijësi ynë, o kryetrim,

sa shumë do të ma kishte ënda,

turqit të vinin nē tëndin gëzim,

të vinin majat e gishtave nga thembrra,

dhe të dy të qeshnim, pa pushim,

të qeshnim deri sa të na donte zemra.

Të vinin nē ditën e lindjes tënde,

ti mbi kalë të bardhë e pallë të hekurt,

t’u tregoje se ti je gjallë e nuk ke vdekur,

nga hija jote t’u dridhej gjysëmhënëza në çallma,

t’u dridhej trupi nga frika, sikur t’i kish rënë damlla

të mbyteshin në gjumë nga e jotja ëndērr.

Tē madhe e kisha kētë dëshirë,

ti rilind për atdheun tënd të mirë,

se Shqipëria, e ne populli të patëm fat,

Skënderbe, o udhëheqës luftarak,o bir.

Se kohrat kanë ndryshuar shumë,

por jo, s’ka ndryshuar historia dhe ti

për nënën e shtrenjtë ju rrini pa gjumë,

mbretëreshës i fale kurorën në përjetësi!

Trandafile Molla (Baja )

/www.QendraPress.com/