Zafir Berisha: Po të mos ishin Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Serbia ‘këmbëkryq’ do të ishte në Kosovë
Ish deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha që vjen nga Nisma për Kosovën, ka thënëse ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli janë më meritorët për çlirimin e Kosovës.Berisha në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Thaçi e ka çliruar Kosovë dhe nuk e ka nda.
“Hala Serbinë këmbëkryq e kishe pas në Kosovë nëse nuk ish kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe do shokë tjerë. Ata burra sot janë duke u përballë me Serbinë e cila ka bë dosje të rrejshme me ndihmën e argatëve të Serbisë që flasin shqip edhe nëpër studio”, është shprehur Berisha. Sipas tij, nuk është etike që të flitet për ta, përderisa ata gjenden në Hagë dhe nuk e kanë mundësinë t’u kundërpërgjigjën kritikëve.
“Sot Kosova është e lirë falë atyre katër burrave në Hagë dhe do burrave që kanë mbetë këtu pari,. përndryshe po e përsërisë këmbëkryq e kishe pasur Serbinë këtu”, është shprehur Berisha. /GAZETA10/