Fatmir Limaj: Kosova ka hyrë në vitin zgjedhor
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka hyrë në vitin zgjedhor.
“Ne tanimë jemi në vitin zgjedhor dhe a do të mbahen zgjedhjet ne gjatë mujorin e parë apo në gjashtë mujorin e dytë, kjo tani është çështje që i mbetet shumicës ta diktojë. Por, Kosova është futur në vitin zgjedhor, ky është viti i fundit prandaj është më se normale që ky vit do të karakterizohet me dinamizim dhe aktivitete të tilla”, tha Limaj.
Limaj ka thënë se arsyeja pse koalicionin me AKK-në e kanë bërë në këtë kohë, është se sipas tij, koalicionet në ditën e fundit të zgjedhjeve, nuk ka rezultuar të suksesshme.
“Koalicionet e tilla nuk duhet të imponohen në ditën e fundit të zgjedhjeve, koha ka treguar në të kaluarën që vështirë të jenë të suksesshme dhe shumë më me rëndësi kur doni me ba një projekt, është që ta bëni me kohë për t’i dhënë mundësi dhe kohë qytetarit, elektoratit, strukturave dalë ngadalë të ambientohen dhe të njihen edhe të ketë kohë për punimin e një projekti ose programi të përbashkët”, tha Limaj në Atv.