Çaste poetike me penën brilante të poetit:Gëzim AJGERAJ
MOTIV NGA FLETËT E KUJTIMEVE
—————————-
Mbete rrugës tënde të gjatë plot mall
Rrugës që dikurë e quaje „ëndërr mashtruese“
Sa për ti hedhë hi syve korbës përmbi
Në fakt udha e jote me kokën tënde në duar
Ishte i vetmi shpëtim i idealizmës tënde
Që ti të ecje vertikalishtë
Ajo verë e hershme plot të liga e prita
Të përzuri dhunshëm atje ku digjen mall-et e botës
E të mbajtën pengë dekadave
Tani më kur drita e diellit ka rënë mbi mallin tëndë
Ndriqon edhe atje në Vrrina ku prehen ëndrrat e tua
E të presin cucërr ulur aty tek porta mbi gur
Biri imë, dielli i idealit tëndë ka ardhur edhe për ne!
Zvicër, 2023
/www.QendraPress.vom/