E diela poetike me poetin;Fazli FERATI

MOS HARRO

Ç’më erdhën sonte

Vërdallë mendimesh

eh, more burri i dheut

sa shumë po më dhimbsësh

Nuk ta kam fare hallin

bash për asgjë

mos ia dëshiro të keqen askujt

për hiçgjë

Mos harro

gropën kur t’ia bësh dikujt

patjetër se ti vet

në të ke më u gjuajt

/www.QendraPress.com/