Çaste poetike me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI

Kaq shumë dimën

————————–

Kaq shumë dimën m’ka hy n’trup..

Mbi Dri shoh lot malesh q’ecin rrshqan

Lutem n’shejt.. e mes lutjesh hup

Si rruzare e këputun m’lëshohen ditët kadalë – kadalë

Dy dimna larg jena me sho-shoqin

E dreqi se mer vesh kur ka me na shkri bora

Rrehem kur m’rren gjumi.. e ta ndij lotin

Mbi mkatin tem ,shoh si shuhet ora

Kaq shume dimën na ka ra n’shtrat

Akujt na i ka ngri trupat krejt

Dy dimna larg jena me sho- shoqin

Nuk di ..

a jena me mire me kane gjalle ,a me dek?

/www.QendraPress.com/