Çaste poetike me poetin: Mërgim OSMANI
Duke pi ujë Shadërvani
—————————————
Sa herë vij i përmalluar
Ndalem e freskohem me ujë të kulluar…
Etjen e shuaj duke pirë ujë Shadërvani…
Në qendër të Prizrenit të Bekuar.
Ai ujë zbret nga Pashtriku kryelartë
Gurgullon zhurmshëm kur zbret poshtë …
Kush ka pirë ujë Shadërvani aty ka mbetur
Duke shuar … etjen… dhe mallin për këtë tokë .
Dardani pse hesht ti sot …
—————————————-
Pse o tokë e Skënderbeut
Ti kaq shekuj derdh veç lotë
Eh sa bij po ti tretë dheu
E ti prap sot po lëngon …
Kush mallkimin ta ka lënë
E ti kokën spo e ngre
Këtu ku jam …shumë larg teje
Fortë kjo zemër po më therë.
Eh mbi ty kanë rënë këto halle
Lotët në sy kurrë nuk tu thanë
Sot po thërrasin dhe këto male
Gjakun e bijve ku e latë.
Qielli yt ka veshur Flamurin
Kuq e zi ai flakëron
Kërkon ty ta zbukuroj nurin
Hapur krahët si Shqiponjë .
/www.QendraPress.com/