Çaste me poeten; Kimete Zahiti Ternava

Hap dritaren e vetmisë

————————

Hapa dritaren

Le ta ngjyej mbrëmja

kafshatën e bukës sime të bardhë

Bjeshka le të ma fal flladin e saj

Dielli le ti kapërcej frëngjitë

E le të hyj në dhomën e errësuar

Vetmia le të qëndroj brenda

Ajo tashmë pjesë e paharruar

E jetës le të më bëhet

E nëpër dhomë ec i qetë ti

Pastaj shtrihu mbi shtrat

Dhe numëroj dhembjet e shpirtit

Shembjet e trupit

Hapa dritaren

Që perëndimi i diellit

Të mi kallë sytë e përlotur

Mbrëmja të më bëhet shoqe

Le të vijë të më shoqëroj sonte

Kur kam nevojë kaq shumë për njerëz

Dhe le ta ngjyej me lot

Kafshatën e bukës sime të bardhë.

/www.QendraPress.com/