E mërkura poetike me poeten;Bjondina AGOLLI
Pa ty.
———————
Në paradhomën e ftohtë ora troket,
Shkon tetë, nëntë, dhjetë.
S’i numëroj, po rri përgjoj
Sa ngadalë koha rrëshqet.
Dhe shkojnë si erë me bor’ e stuhi,
Si trumbë zogjsh në fluturim
Po se si shkojnë, s’dua ta di.
S’më dhimben gjë, s’më hynë në sy,
Sepse të dua, e egërsuar,
Po vi tek ti në këto nete.
Me që ti kurrë s’më ke harruar
Dhe shpirtin tënd mora me vete.
Me mua ësht’ e më përket përfare.
Të mira, të liga, këtu do t’i shikojë.
Prej dashuris’ sime përvëlimtare
S’ka engjëll që mund të të çlirojë.
Kaq shumë kisha për të të thënë
Po mbeta larg e larg mërguar
Në këto ditë,i dashur mall
Më mirë ti më ke kuptuar.
/www.QendraPress.com/