E mërkura poetike me poeten;Anila TOTO

Bijtë

——————-

Na u rritën bijtë, i shohim me ëndje

I adhurojmë nga larg, i duam në heshtje

I puthim në ballë, I drejtojmë me mendje

Flasim më pak e më pak buzëqeshje.

I lëmē më të lirë t’u shohim shpërthimet

T’u ndiejmë pasionet, forcën, kurajën

T’u njohim luftërat, fitoret, dështimet

Pastaj kur kthehen t’i mbajmë më afër.

Sa e bukur buzëqeshja e parë, sa e çiltër

E qara e parë, hapi i tij i parë dhe rrëzimi!

Tashmë bir… ja, të kam këtu përballë

E mbushem krenari, e mbytem lot gëzimi.

Se ti bir… je imi!

/www.QendraPress.com/