E mërkura poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ

KUSH PO TË SHANË, ATDHE?

——————————-

Të shajnë atdhe, të shajnë

ata që në zemër s’të patën,

s’të mbajnë

të shajnë

Të shajnë atdhe, edhe të shajnë

ata që në jetë asgjë s’të dhanë

të shajnë

Të shajnë atdhe, të shajnë

ata që den baba den hëngrën me

shka

të shajnë

Të shajnë atdhe, të shajnë

ata që as djersën, as mundin e as

gjakun s’ta dhanë

të shajnë

Të shajnë atdhe, të shajnë

fara e gjakut të prishur

të shajnë

Të shajnë atdhe, të shajnë

ata që gjaku u ka nevojë për

lustracion

të shajnë

Të shajnë atdhe, të shajnë

fara e pjellës së mbrapshtë

të shajnë

Deri kur do të të shajnë atdhe,

deri kur

do të pjellësh farën e ligë,

deri kur?

/www.QendraPress.com/