Çaste poetike me poetin :Qazim THAÇI-/Këngë për atdheun/
Këngë për atdheun
—————————
Dua të shkojë në Selanik
Ta kërkojë varrin
E ish-kryeministrit të Shqipërisë Hasan Prishtina,
E ta ndaj dhembjen në qoshen Çimisqi te Vogaxhiku,
Për ta pa shqiptarin e shitur Ibrahim Çelo,
Si e qëlloi Hasan Bej Prishtinën për një grusht para.
Aty do ta shoh shtëpinë e Kemal Ataturkut
Si një ëndërr të revolucionit kohor.
E ti shoh dyqanet shqiptare
E ta ndajë kujtimin me çamët e shumtë.
Për çamërishten e bukur dhe këngët e Moresë
Për Arbërinë e copëtuar si dhe dhembjen e At-dheut
E prapë arbërisht të rikujtojmë Ali Pashë Janinën.
E në Prevezë ta pimë kafen e të çmallemi
Në Fushën e Zonjës, të çamëve për të shtruar sofrën
Me bukë misërishte,mjaltë lot e me shumë kujtime.
/www.QendraPress.com/