Çaste poetike me poeten; Blerta BASHA

TRËNDAFILI I PARË

Më kujtohet si sot ai trëndafil,
Kur me dashurinë e zemrës ma dhurove,
Unë akoma e ruaj e ujis me vesën e shpirtit tim,
Ai akoma mban aromën e freskët,të buzëve të tua.

E kam mbjell në bahçen e zemrës sime,
Aty rrënjët thellë ka lëshuar,
Se than as dielli i beharit kur djeg,
Dhe as dimri i acart me ngrica e borë ,
E kam mbuluar me të gjitha qelizat e trupit tim,
Dhe e shtrëngoj fort në kraharor.

E ndjej aromën sa herë që marr frymë,
Është aromë dashurie prej vitesh,
Që përhap nga thellësia e zemrës,
Me petalet e bukura ngjyrë shpirti,
Parfumin e gjithë viteve të jetës sime.

Do ta ruaj aty deri sa fryma të më ndal,
Do ta ujis gjithmonë si më parë,
E kam dhuratën më të bukur të syve të mi,
Është trendafili i parë që ma dhurove me ndjesi!

/www.QendraPress.com/