E mërkura poetike me poetin:Ragip GJOSHI

NGJYRAT E STINËVE

—————————–

Jeta ka të gjitha ngjyrat me radhë

Qëkur nis udhë mbi letër të bardhë

Poeti vizatoi autoportretin i dha zemër

Mbeti piktor anonim,u bë poet me emër.

Katër peizazhe të Atdheut n’çdo stinë

Të gjitha ngjyrat si n’Tiranë dhe n’Prishtinë

Stinë me lule,me diell,me erë e dikund akull

Herë bien gjethet e zverdhura malit përtokë

Herë mugullon e pranveron,stiina ngre kokë

Herë çelin lulet në peizazhe të Atdheut tim

Herë dielli pjek grunajat,kallinjët t’artë ngjyrim

Makit e arave sjell verë e vapë dhe këngëtim….

Më pastaj zverdhen gjethet,vjen stinë vjeshte

Rrushin pjek në vreshta,kënga bie në heshtje

Zogjtë përtej maleve era n’shtegtim larg i shpie

Mbi letër bien gjethet e zverdhura një nga një

Erë fryen e retë trazon, bie ngjyrë bardhësie …

Diell me dhëmbë mbi bjeshkë ngre kokë

Akull e acar,gurrat ngrinë kudo mbi tokë

Dhe dimri kambëkryq vjen ballë oxhaku

Ndërrojnë ngjyrat digjet zjerri bubulaku.

Ngrijnë tufanet e stinëve dhe nëpër skuta

Skërmoçen skenat n’galerinë e fjalëve

Ku muzat me yshtje trokasin n’frymëzim

Ku ngjyrat stinëve s’e ndalin hapin e tyre

Seila stinë një botë ëndrre e kohës n’vegimi

Pamje jete ndryshe nga ç’është autoportreti.

Tiranë, më 4 shkurt 2024

/www.QendraPress.com/