E mërkura poetike me poeten;Dava Gjoka LLESHAJ
PERËNDESHË E VALLES SHQIPE
————————————-
Ikën Besim Zekthi e Rexhep Çeliku
Këta mjeshtra të valles shqipe
Sot dhe Ti Liljana Cingu
Mbretëreshë e valles , ike
Si një shqipe fluturove
Cep më cep të kësaj Bote
Shqiptarinë e përfaqësove
Gjallë do t’mbetet vallja jote
Vallja sot ndali kërcimin
Shqipja ,lotin ,s’e mban dot
Po përcjellin mjeshtre Lilin
N’përjetësi për jetë e mot
Perëndeshë e valles shqipe
Kështu do t’mbetesh përgjithmonë
Nëpër skenë 45 vite
Mjeshtre e valles ,Ti, ikonë
At’ gjerdan të artë që more
N’qafë e mbajte për shumë vite
Nëpër breza ti e çove
Mbretëreshë e valles shqipe
Vallja ,sot ,të kërkon Ty
Edhe skena ku kërceve
Po t’përcjellin me lot n’sy
Engjëll lart u ngjite reve
Mos harro, Ti ,perëndeshë
Kur të jesh me yjet n’qiell
Vallen shqipe ta kërcesh
E t’shkëlqesh si i bukuri diell
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 6 Shkurt 2024
/www.QendraPress.com/