Çaste poetike me poeten; Tixhe Rexha GËRQARI

KOHË BËHU E MBARË

—————————————–

Sot u zgjova bashkë me diellin

Por kohë e brishtë e rrezet pak ndriçim sjellin.

Sonte rava bashkë me hënën

Por koha ishte hutuar

natën e ditën i kishte ngatërruar!

Kohë mos i ngatërro njerëzit që diellin e shohin në sy

Me ata që natën punojnë si smirëzi!

Të lutem hënë ëndrrat na pertri

E ti diell rrezato më shumë në liri.

Të përgjërohem kohë bëhu e mbarë

gjeje rrugën për shqiptar!

——————————–

Çaprraz

—————–

Çaprraz, pranvera blerimit,

ndjenjat tona pik vese mëngjeseve gjelbërimit…

Çaprraz, vera me diell e vapë,

e malli dritaret e zemrës hap…

Çaprraz, vjeshta me bereqet,

ne ecim po hapërimi pa kimet…

Çaprraz, dimri ditët na i ngrin,

jeta, si havan i duhanit vitet na i grin…

/www.QendraPress.com/