Fryma poetike e së dielës me poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI
Jeto dhe bëj mirë
—————————-
Vështro thellë zemrës tënde
Një kujtim të rri harruar
Mote vite s’e përmende
Zemra ta mbajti freskuar.
Kundërmon haromë rinie
Ndaj ti shpirtin përtëritje
Shijo çaste lumturie
Verja gjoksin çdo stuhie.
Jeta është si pyll pa shtigje
Po ti ec do gjesh një shteg
Do të gjesh një varkë shpëtimi
Dhe do dalësh prapë në breg.
Merre jetën si të t’vijë
Mos bëj keq po bëj veç mirë
Hiri i kohës do të t’fshijë
Bari sipër do të mbijë.
Në ke bërë mëkat në jetë
Dhe qëllim të mirë pate
S’të dha Zoti në këtë botë
Kushedi ç’mendje të madhe.
Është i shenjtë e mëshirëplotë
Shumë hesap s’do të kërkojë
Por të bëri zot të tokës
Mos shkatërro ver’ gishtin kokës.
20/01/2024
/www.QendraPress.com/