Fryma poetike e së mërkurës me poeten; Valbona HADRI
Jeta
——————–
Një flluskë sapuni e mbushur me ajër.
Që ngrihet lart në dhomën bosh.
Nga larg ajo të ngjan e bukur
Por duhet forcë që ta jetosh
E mbushur ndihem me jetën,
Portrete kujtimesh dhe fantazi.
Për ty i nis të gjithë urimet
dhe shuaj mallin në sytë e mi.
Përpara më rri imazhi i pyllit.
Lëndina plot me dëborë mbuluar.
E kuqja e gjetheve është aty.
Ti vetëm preki pak me duar.
Në Prishtinë, kanë çelur trëndafilat.
Mbi ty si Zanë unë shkel ngadalë,
shpesh me sy të kam thënë të dua
Por sot do të ta them me fjalë.
Të dua..
Valbona R.Hadri
/www.QendraPress.com/