Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Teuta BIÇAKU

Pa motiv

———————-

U ngrita…

harkova buzët si përditë,

vetullash e cepash sysh

vesha buzëqeshje por më kot…

Buzëqeshjen që harkon e mbush shpirtin,

s’e vesha që s’e vesha dot.

Hepuar imazhet mezi qëndrojnë në këmbë.

Thepuar shpirtit shpresat dhe pritja bulojnë.

Nderur lëtyrë përhumbjeje pranë supës së ngrohtë.

Pritjen shkërmoqin, shpresën thumbojnë.

/www.QendraPress.com/